Dembele arrin atë që asnjë lojtar i Barcelonës nuk e ka arritur

Barcelona aktualisht është duke zhvilluar ndeshjen e dytë ndaj Levante në kuadër të 1/16 së “Copa del Rey”.

Sport

17/01/2019 23:00

Katalanët janë duke udhëhequr me rezultatin 2:0, rezultat ky që i siguron kalimin në fazën tjetër të garave.

Të dy golat për vendasit i ka realizuar francezi Ousmane Dembele, në minutat 30’ dhe 31’, shkruan lajmi.net.

Sipas statistikave të “Opta”, Dembele është lojtari i parë tek Barca këtë sezon që realizon në katër kompeticione të ndryshme.

Ai ka shënuar në Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Copa del Rey dhe La Liga.

Dembele ishte një nga më të kritikuarit në këtë fillim sezoni, mirëpo i riu francez është kthyer për të heshtur kritikët. /Lajmi.net/