Demba Ba drejt rikthimit në West Ham

Demba Ba mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Chelsea gjatë verës. Sulmuesi 28 vjeçar nuk po gjen hapësira në ekipin e Jose Mourinhos, kështu që ai do të kërkojë të ndërrojë mjedis. Siç shkruan uebfaqja mercato365.com, sulmuesi francez me prejardhje senegaleze, mund të rikthehet në West Ham United, ku kishte luajtur nga…

Sport

28/03/2014 08:30

Demba Ba mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Chelsea gjatë verës. Sulmuesi 28 vjeçar nuk po gjen hapësira në ekipin e Jose Mourinhos, kështu që ai do të kërkojë të ndërrojë mjedis.

Siç shkruan uebfaqja mercato365.com, sulmuesi francez me prejardhje senegaleze, mund të rikthehet në West Ham United, ku kishte luajtur nga janari deri në qershor të vitit 2011, duke realizuar shtatë gola në 12 ndeshje të Premierligës.

Më pas, ai ishte transferuar në Newcastle, ku e pati një eksperiencë edhe më të suksesshme, që rezultoi me transferim tek klubi londinez.

Por, ai nuk la asnjëherë gjurmë në Stamford Bridge dhe, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2016, mund ta shkëput atë dhe të largohet përfundimisht nga Blues.