Del Piero, dhuratë për martesë

Asnjë martesë nuk kompletuar pa fotografitë e dhëndrit me nusen, por një çift bëri edhe një hap më tepër në mënyrë që dita e tyre të jetë vërtetë e veçantë. Stefania dhe Alessandro Albini udhëtuan nga Italia për në Australi (15 mijë kilometra) në mënyrë që të bëjnë një fotografi me futbollistin e tyre më…

Sport

24/09/2013 14:03

Asnjë martesë nuk kompletuar pa fotografitë e dhëndrit me nusen, por një çift bëri edhe një hap më tepër në mënyrë që dita e tyre të jetë vërtetë e veçantë.

Stefania dhe Alessandro Albini udhëtuan nga Italia për në Australi (15 mijë kilometra) në mënyrë që të bëjnë një fotografi me futbollistin e tyre më të dashur, Alessandro Del Piero.

Ish kapiteni i Juventusit, anëtar i Sydney FC u paraqit në seancën stërvitore të ekipit ku ishte duke e pritur çifti në fjalë.

“Jemi tifozë të mëdhenj të Alessandro Del Pieros, e përcjellim kudo. Martesa jonë ishte vërtetë e veçantë por ishte vetëm bardh e zi. Ne kishim lulet me ngjyra të Juventusit, dhe tavolinat me fotografi të Del Pieros”, deklaroi Stefania.

Kapiteni i ri i Sydney FC nuk dëshpëroi dhe u paraqit për tu fotografuar me qiftin duke i uruar fat.

“Ai ishte i befasuar kur na takoi, por nuk mendoj se është e çuditshme. Ne përkrahim edhe Sydneyn FC, dhe burri im ka një kravatë të kaltër. Ne erdhëm këtu edhe në shkurt të vitit të kaluar kurse do të vijmë edhe në shkurt të vitit të ardhshëm për ta parë sërish ekipin”, përfundoi ajo.