Deklarata e Messit, pasi e fitoi Topin e Artë

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të pestë në karrierën e tij.

Sport

11/01/2016 20:08

Messi ka thënë se fitimi i Topit të Artë për herë të pestë është një moment special për të.

Argjentinasi deklaroi se ajo çka ka arritur në karrierë është shumë më e madhe se sa çfarë kishte ëndërruar si fëmijë.

“Është një moment i veçantë për mua. Është e pabesueshme, Topi i Artë i pestë, është më shumë se çfarë kam ëndërruar kur isha fëmijë”, u shpreh futbollisti, përcjell Lajmi.net.

“Më duhet t’i falënderoj bashkëlojtarët, pasi pa ta, asnjëri nga këta trofe nuk do të ishte i mundshëm. Dua ta falënderoj futbollin në përgjithësi – për të mirat dhe të këqijat”, shtoi Messi.