Debatik Curri: Ky lojtar duhet të jetë kapiten i Kombëtares Shqiptare (FOTO)

Debatik Curri, mbrojtësi i Prishtinës, mendon se Mërgim Mavraj e meriton shiritin e kapitenit të Kombëtares pas pensionimit të Lorik Canës.

Sport

28/08/2016 16:23

Lorik Cana ende nuk është deklaruar përfundimisht nëse do të vazhdoj të luajë për Kombëtaren shqiptare, apo do të pensionohet. Nëse Cana largohet nga ekipi kuqezi, sipas Debatik Currit, shiritin e kapitenit duhet ta marrë mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj.

“Ajo është diçka që zgjidhet mes grupit. Sa i përket votës sime, unë do t’ia kisha kaluar Mërgimit. Ai është një futbollist, i cili ka luajtur titullar thuajse në të gjitha ndeshjet. Është më i madh në moshë dhe ka shumë eksperiencë”, ka deklaruar Curri për Panorama Sport.

“Gjithashtu, edhe Hysaj e meriton për atë që ka bërë me kombëtaren si dhe sezonin e mirë me Napolin. Ndaj, është diçka që i mbetet trajnerit ta saktësojë”, ka shtuar ish mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.