De Bruyne zbulon lajmin e madh për Sanchezin

Kevin de Bruyne ka shtuar spekulimet për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez në Manchester City.

Sport

10/01/2018 14:25

Kevin De Bruyne ka sugjeruar se marrëveshja pothuajse është arritur kur u pyet për mundësinë që Alexis Sanchez të kalojë te Manchester City këtë muaj.

Sanchez pritet të kalojë te “Citrizens” si futbollist i lirë nga Arsenal.

“Ai është lojtar shumë i mirë. Natyrisht, do ta shohim çfarë ndodh në këtë etapë të transferimeve. Nuk kemi pse të mendojmë për këtë, gjithsesi. Nëse na vjen një lojtar i mirë, atëherë aq më mirë, por nëse nuk na vjen, do të vazhdojmë me skuadrën që kemi. Të gjithë po bëjnë punë të mirë. E kur të vjen ai, do t’i shtojë diçka ekstra skuadrës”, ka thënë De Bruyne. /Lajmi.net/