De Boer: Ky trajner e meriton ta zëvendësojë Enriquen te Barcelona (FOTO)

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Frank de Boer, ka deklaruar se trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, mund të jetë zëvendësuesi i duhur i Luis Enrique, nëse ky i fundit vendos të largohet.

Sport

13/02/2017 16:16

Sipas De Boer, nëse Luis Enrique nuk vazhdon kontratën me Barcelonën dhe largohet në fund të këtij sezoni, Koeman meriton të jetë zëvendësuesi i tij.

“Ai ka kontratë afatgjate me Evertonin, por nëse merr një telefonatë nga Barcelona, ai do të shkonte sepse kjo gjithmonë qenë ëndrra e tij”, ka deklaruar De Boer, përcjell lajmi.net.

“Ai e meriton këtë, sepse do të kishte sukses te Barcelona njëjtë sikurse ka pasur dhe po e ka te Southampton”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.