De Biasi, trajner i ri i Milanit?

“Sky Sport” raporton se ish-trajneri i Shqipërisë është emri i parë në listën e skuadrës italiane.

Sport

05/02/2018 13:00

Ish-trajneri i Kombëtares ka dështuar në “la Liga” me Alavesin duke u bënë në kërkim të një tjetër skuadre.

Mësohet se ai është pranë skuadrës italiane të SPAL-it, por që marrëveshja të përmbyllet atij i duhet edhe një dorë nga Milani.

Skuadra e Gattusos do të ndeshet këtë javë me SPAL-in dhe në rast triumfi, skuadra që lufton për mbijetesë do të shkarkojë trajnerin aktual Leonardo Sempliç për ti hapur rrugën De Biasi.

“Sky Sport” raporton se ish-trajneri i Shqipërisë është emri i parë në listën e skuadrës italiane. SPAL gjendet vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë dhe humbja e djeshme ndaj Calierit i ka alarmuar drejtuesit, shkruan Panorama.

De Biasi pritet të rikthehet në Serinë A mbas 8 vitesh, pasi kujtojmë që herën e fundit ka drejtuar Udinezen në vitin 2010.