De Biasi përjashton yllin e Shqipërisë para ndeshjes me Rumaninë

Nuk ka lajme aspak të mira nga Kombëtarja në prag të ndeshjes ndaj Rumanisë.

Sport

19/06/2016 20:49

Taulant Xhaka ndeshjen e sotme do ta ndjek nga tribuna, teksa në ditët e fundit ka pasur përplasje me trajnerin De Biasi, shkruan Albeu.

Sinjali i konfliktit u dha që në ndeshjen ndaj Zvicrës, por tashmë gazetarët e pranishëm në Francë e konfirmojnë që marrëdhënia e tyre është e acaruar.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka braktisur edhe stërvitjen.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.