De Biasi nuk e fton yllin kosovar për ndeshjet kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës (FOTO)

Gianni De Biais, selektori i Shqipërisë, pritet ta lërë jashtë listës sulmuesin kosovar, Shkëlzen Gashin për dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës.

Sport

29/09/2016 10:49

Shkëlzen Gashi pritet të mbetet jashtë Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtenshtajnit  dhe Spanjës, edhe pse po shkëlqen në futbollin amerikan me skuadrën e Colorado Rapids.

Sipas Panorama Sport Gashi ka ruajtur një ecuri të mirë në skuadrën amerikane Colorado, gjë që nuk e bën me Kombëtaren.

Pas përballjes me Maqedoninë, kishte shumë kritika për ndeshjen e Shqipërisë, sidomos për disa lojtarë të veçantë – siç ishte Gashi.

Mbase ndikon mospërshtatja në rolin e mesfushorit anësor, ose diferenca bie në sy pasi në Amerikë ka një tjetër nivel me Evropën

Megjithatë, Gashi, me fanellën e Kombëtares nuk është më i njëjti futbollist, si përpara pjesëmarrjes në Europian.

Ajeti në dyshim

Arlind Ajeti është rikthyer në fushë për t’u stërvitur prej vetëm një jave. Mbrojtësi i Torinos ka nisur fazën e dytë të rikuperimit dhe tashmë kryen disa ushtrime me top dhe vrapime në fushën e lojës.

Nga të njëjta burime, “Panorama Sport” ka mësuar se trajneri i Kombëtares nuk ia ka mbyllur përfundimisht derën mbrojtësit për këtë grumbullim.

Ndonëse deri në këto momente nuk ka pasur një ftesë për Ajetin, ai ka shans deri në momentin e fundit të prezantimit të listës për t’i vërtetuar trajnerit De Biazi se është apo jo i gatshëm për të qenë në këto dy ndeshje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.