De Biasi: Ky futbollist e “prishi” ndeshjen me Francën (FOTO)

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se harkimi i Adil Rami për Antoine Griezmann te goli i parë ishte momenti që e “prishi” ndeshjen.

Sport

18/06/2016 12:44

Gianni de Biasi ka thënë se harkimi i Adil Rami për Antoine Griezmann te goli i parë ishte momenti që e “prishi” ndeshjen e mirë të Kombëtares shqiptare.

Ekipi kuqezi ishte duke luajtur pa gola deri në minutën e 89-të kur pësoi në mënyrë të pafat nga francezët.

“Franca? Kam dy pengje, në një ndeshje ku u treguam shumë të zotët, duke i lënë shumë pak hapësirë një kombëtareje plot talente.

“Së pari, do doja të bëja ndërrime të tjera, doja të hidhja në fushë një sulmues të shpejtë, pasi mund të fitonim”, tha De Biasi për Sportal.al”.

“Së dyti, Rami bëri krosin e jetës. Nëse e provon sërish, 9 nga 10 herë ia jep portierit tonë. Më pas ne u treguam naivë te mbulimi i Grizmanit, por gjithçka nisi nga Rami…”.

De Biasi tregon emocionet e pasndeshjes: “Nuk mund ta shpjegoj si po na trajtojnë, diçka fantastike, rrënqethëse, edhe kryeministri na bëri komplimente.

“Me Tramezanin jemi një çift perfekt. Ai më tha menjëherë për ofertën e Luganos, por po mendojmë vetëm për Shqipërinë dhe Europianin. Më pas? Kemi edhe dy vjet kontratë, nuk shoh arsye pse të ndryshojmë, pastaj Paolo është i ri, do të ketë kohë të udhëtojë vetëm”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.