De Biasi: Jam i lumtur që lojtarët nuk kënaqen me vendin e tretë

De Biasi ka thënë se ndihet i lumtur që lojtarët e ekipit kombëtar të Shqipërisë, nuk kënaqen me vendin e tretë.

Sport

11/11/2016 20:19

Shqipëria në kualifikimet për Kampionatin Botëror, bën pjesë në një grup të vështirë ku favoritë llogaritën Spanja dhe Italia.

“Duhet ta kuptoni, siç e thashë më parë, si për Izraelin, se secili ka një teori komunikimi. Jam i lumtur që lojtarët nuk kënaqen me vendin e tretë, as unë”, deklaroi De Biasi, përcjell lajmi.net.

“Por kam thënë se logjika thotë që mund të arrijmë të tretët i bazuar të përbërja cilësore e skuadrave. Ndërsa sigurisht që jemi në garë me Izraelin që ka një përbërje të përafërt me ne. Nuk kam thënë që kënaqem. Ne vend që të flasim, duhet bërë, jo folur”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.