De Biasi flet për ndeshjen me Serbinë

Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë për Panorama-Sport, në të cilën ka folur për disa çështje lidhur me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

14/09/2015 19:17

Italiani me pasaportë shqiptare ka deklaruar se përballja me Serbinë është ajo e cila mund t’i çojë në Europian në rast fitoreje.

“Dua të theksoj se për ne do të jetë një ndeshje që mund të na çojë në Europian. Por është edhe një rast i mirë për të treguar se jemi një popull që di të shohë të ardhmen me pjekuri. Gjithsesi, për këto tema do të flas para ndeshjes, jo tani”, ka thënë De Biasi.

Lidhur me një largim të mundshëm të tij nga Shqipëria, Gianni ka thënë se nuk ka kohë të flas për këto gjëra.