Cutrone: Milan u hutua

Milan ka shënuar fitore spektakolare kundër Dudelange me rezultatin 5:2.

Sport

29/11/2018 23:56

Në këtë takim, ndër lojtarët që shkëlqeu ishte edhe Patrick Cutrone i cili realizoi një gol dhe në një tjetër ishte protagonist krysersorë.

Ai pas ndeshjes ka thënë se skuadra ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme, përjashtuar një moment kur u hutua.

“E filluam mirë takimin, por u ndëshkuam nga dy shpërqendrime. Me rëndësi është  se ne fituam tre pikët. Shpërqendrimet ishin gabime që do të mësojmë nga to” ka thënë Cutrone pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Sa i përket ndeshjes ndaj Olympiacos, ai ka thënë se nuk duhet bërë kalkulime por duhet shkuar për të luajtur lojën e tyre.

Milan aktualisht ka 10 pikë, një më pak se Real Betis dhe tri më shumë se Olympiacos. /Lajmi.net/