Çudia kosovare: Bën zëvendësim të trefishtë, përmbysë rezultatin dhe merr pikë

Vëllaznimi i Ismet Munishit përmbysi Lirinë në Prizren, duke barazuar në 2:2 dhe madje duke krijuar raste ideale për fitore.

Sport

24/10/2017 17:50

Kuqezinjtë në pjesën e dytë ndryshuan totalisht fytyrë.

Munishi ndryshoi fytyrën e skuadrës, duke bërë tri zëvendësime përnjëherë.

Ai inkuadroi Paolo Ivanin, Jeton Dushin dhe Granit Osmanollajn në fillim të pjesës së dytë.

Ky veprim unik i Munishit dha rezultat në pjesën e dytë.

Kjo pasi që Vëllaznimi riktheu rezultatin duke barazuar në 2:2. /Lajmi.net/

22812813_10214167922133189_308024411_o