Cuadrado në Serie A

Juan Cuadrado mund të rikthehet në Serie A. Mesfushori i Chelseas nuk është duke u adaptuar në Londër dhe kërkohet nga Juventus e Inter.

Sport

23/06/2015 14:59

Juan Cuadrado mund të largohet nga Chelsea, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Menaxheri i tij, Alessandro Lucci të mërkurën do të zhvillojë një takim me krerët e klubit londinez në kërkim të marrëveshjes për lirimin e kolumbianit nga Stamford Bridge, raporton “Gianlucadimarzio.com”.

Kurse, Inter dhe Juventus kanë shprehur menjëherë gatishmëri për transferimin e ish yllit të Fiorentinës.

Cuadrado nënshkroi me Chelsean, në janar të këtij viti.