Cuadrado, në Barcelonë vitin tjetër

Juan Gullermo Cuadrado do të transferohet në Barcelonë. Por, kjo do të ndodh vetëm vitin tjetër, në bazë të marrëveshjes në mes të dy klubeve.

Sport

27/07/2014 18:39

Ka risi në bisedimet Firenze – Barcelona, të cilat mund ta sjellin në Blaugrana futbollistin ofanziv, Juan Gullermo Cuadrado.

Radio Cadena Ser’ dhe e përditshmja spanjolle ‘Sport’, i kanë përmendur vështirësitë nëpër të cilat po has presidenti i klubit spanjoll, Josep Maria Bartomeu apër ta shitur Dani Alves, prandaj futbollisti kolumbian duhet të presë, para se të transferohet në Camp Nou.

Fiorentina kërkon 40 milionë euro për Cuadradon dhe mediat spanjolle shkruajnë se palët kanë arritur marrëveshje, por që futbollisti do të transferohet tek Barça vetëm vitin e ardhshëm.

Kjo marrëveshje do t’i gëzojë të dyja palët: Barcelona e siguron një super lojtar nga 1 korriku 2015, ndërsa Fiorentina e shijon edhe një sezon numrin 11 të saj.