Crystal Palace korit Chelsean

Chelsea pësoi një humbje të befasishme dhe shumë të rëndë në garë për titull të kampionit. Skuadra e Jose Mourinhos humbi në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 1:0 dhe mori një goditje të fuqishme që mund t’i kushtojë me humbjen e pozitës së parë në Premierligë. Në një ballafaqim ku gjiganti londinez ishte larg…

Sport

29/03/2014 16:53

Chelsea pësoi një humbje të befasishme dhe shumë të rëndë në garë për titull të kampionit.

Skuadra e Jose Mourinhos humbi në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 1:0 dhe mori një goditje të fuqishme që mund t’i kushtojë me humbjen e pozitës së parë në Premierligë.

Në një ballafaqim ku gjiganti londinez ishte larg nga loja e zakonshme, Chelsea nuk arriti të shënonte fare në portën e kundërshtarit. Por, këtë e bënë në portën e tyre kur pas 52 minutash lojë, qendërmbrojtësi John Terry e devijoi një top duke e mposhtur portierin Petr Cech.

Pavarësisht përpjekjeve, Chelsea nuk arriti që së paku të barazonte rezultatin dhe të nxjerr diçka nga ballafaqimi. Crystal Palace realizoi fitore të madhe që ia shton shanset për mbijetesë.

Kurse, Chelsea mund ta humb kryesimin varësisht nga rezultatet e dueleve të përcjellësve të parë Liverpool dhe Manchester City.

Rezultatet:

Crystal Palace – Chelsea 1:0

Southampton – Newcastle 4:0

Stoke City – Hull City 1:0

Swansea – Norwich 3:0

WBA – Cardiff City 3:3