Craiova ndal Pejën

Skuadra rumune Craiova mposhti Pejën me rezultat 85:75 duke ia shkaktuar humbjen e parë pas katër fitoreve të njëpasnjëshme të kampionit të Kosovës. Në një duel jashtëzakonisht interesant, vendasit u shfaqën më të sigurt duke fituar tri periudhat e para të lojës, dhe e ruajti me sukses avantazhin e krijuar për fitore të merituar. Skuadra…

Sport

19/02/2014 19:04

Skuadra rumune Craiova mposhti Pejën me rezultat 85:75 duke ia shkaktuar humbjen e parë pas katër fitoreve të njëpasnjëshme të kampionit të Kosovës.

Në një duel jashtëzakonisht interesant, vendasit u shfaqën më të sigurt duke fituar tri periudhat e para të lojës, dhe e ruajti me sukses avantazhin e krijuar për fitore të merituar.

Skuadra pejane tentoi rikthimin në lojë në qerekun e fundit të lojës dhe u afrua në katër pikë disavantazh tek rezultati 74:70, mirëpo Craiova u shkëput sërish duke mos e lëshuar fitoren nga duart.

Kjo është disfata e gjashtë e Pejës, karshi gjashtë fitoreve, dhe humbja e parë pas largimit të trajnerit Daniel Lutz, javën e kaluar. Kurse, Craiova shënoi fitoren e gjashtë, por ka shtatë disfata.

Samir Shaptahovic ishte basketbollisti më i dalluar te Peja me 21 pikë, i ndihmuar nga Teo Simovic me 18. Kurse, Travis Bureau udhëhoqi Craiovan me 28 pikë.

Peja është e pesta me 18 pikë.