Coutinho refuzon PSG-në, zgjedh klubin e ri

Philippe Coutinho ka refuzuar interesimin nga Paris Saint-Germain për transferimin e tij te klubi i pasur francez.

Merkato

11/11/2017 13:00

Philippe Coutinho nuk ka dyshime rreth klubit të ri.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se mesfushori i Liverpoolit ka refuzuar interesimin nga Paris Saint-Germain për transferimin e tij te klubi i pasur francez.

Coutinho ka vendosur të presë arritjen e marrëveshjes për transferim te Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Ylli brazilian nuk dëshiron të mbetet te “Reds” dhe Barcelona është favorit për blerjen e tij në janarin e vitit 2018. /Lajmi.net/