Coutinho me mesazh të bukur pas golit të parë te Barcelona

Philippe Coutinho kontribuoi në kualifikimin e skuadrës së tij në finale duke realizuar golin e parë si anëtar i ekipit “Blaugrana”.

Sport

09/02/2018 07:04

Philippe Coutinho realizoi golin e tij të parë si futbollist i Barcelonës në fitoren 2:0 në udhëtim te Valencia në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Ylli brazilian kontribuoi në kualifikimin e skuadrës së tij në finale duke realizuar golin e parë si anëtar i ekipit “Blaugrana”.

“Goli i parë ka shumë histori”, deklaroi Coutinho pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Coutinho u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të Barcelonës kur nënshkroi në Camp Nou nga Liverpool, gjatë afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/