Courtois zbulon nëse do të transferohet në Real Madrid

Thibaut Courtois ka insistuar se nuk planifikon të transferohet në Real Madrid.

Merkato

21/03/2017 13:56

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois ka mohuar spekulimet rreth transferimit në Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi belg Courtois kaloi tri sezone në Atletico Madrid para se të përforcojë statusin e titullarit në Chelsea nga sezoni 2014-15.

Ai është konsideruar si përforcim i mundshëm i “Los Blancos”.

Por, Courtois nuk planifikon të transferohet në Santiago Bernabeu. “Nuk e shoh veten në Real Madrid”, deklaroi ai për Cadena Ser, përcjell “lajmi.net”.

“E shoh veten në Chelsea. Ndihem shumë i lumtur në Chelsea dhe nuk mendoj të largohem askund”, theksoi Courtois. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6