Courtois refuzon Realin

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois ka konfirmuar se do të mbetet në klub, përkundër interesimit nga Real Madrid.

Sport

27/05/2016 11:04

Thibaut Courtois ka thënë se është 99 për qind i sigurt se do të mbetet në Chelsea, përkundër interesimit nga Real Madrid.

“Los Blancos” kanë shprehur interesim për transferimin e portierit nëse dështojnë në përpjekjet e reja për blerjen e yllit të Manchester Unitedit, David de Gea.

Por, Courtois ka mohuar mundësinë e largimit nga Stamford Bridge.

“Po, kam biseduar me menaxherin e ri, Antonio Conte”, deklaroi ai për “Sky Sports News HQ”, përcjell “Lajmi.net”.

“Jam i qetë, sezoni im nuk ka qenë shumë i mirë si në vitin paraprak, kur e kemi fituar Premierligën. Por, ende jam shumë optimist dhe kam besim tek vetja ime se do të kalojë një edicion të mirë në Evropian dhe një tjetër sezon të mirë në Chelsea”, u shpreh ai.