Courtois i trishtuar dhe i zhgënjyer me tifozët e Chelsea

Thiabut Courotis është deklaruar i trishtuar dhe i zhgënjyer me tifozët e Chelsea që kanë kthyer kundër tij pas nënshkrimit me Real Madridin.

Sport

08/09/2018 16:17

Portieri belg këtë verë u largua nga ‘Stamford Bridge’, për t’u rikthyer në futbollin spanjoll, ku ka nënshkruar me kampionët e Evropës.

Largimi i tij nga Chelsea dhe deklaratat se Real Madrid është skuadër e një niveli më të lartë, nuk është pritur mirë nga tifozët e skuadrës nga Londra, që janë kthyer kundër portierit të Kombëtares së Belgjikës.

“Kjo më bën të ndjehem i trishtuar, dhe padyshim ata nuk e dinë të vërtetën, por për fat, kjo do të ndryshojë”, ka deklaruar Courtois.

“Unë vendimin për t’u larguar e kam marrë në muajin mars, dhe mendova se klubi do ta pranonte”.

“Unë e dua Chelsean dhe jam i lumtur që kam luajtur dhe fituar atje. Gjithmonë do të shoh mbrapa me ndjenjat më të mira për atë klub. E kisha mundësinë të rikthehesha në Spanjë për të qenë afër fëmijëve të mi, dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”./Lajmi.net/