Costa: Mos ia bëni kurrë këtë gjë Ronaldos

Diego Costa ka vetëm lëvdata për sulmuesin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Sport

16/06/2018 08:14

Diego Costa ka pranuar se sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo e meriton të urohet pas het-trikut që realizoi ndaj Spanjës në barazimin 3:3.

Ronaldo shkëlqeu duke realizuar tre gola në duelin e tyre të parë në Grupin B në “Kampionatin botëror 2018”.

Costa, realizator i dy golave te Spanja ka lavdëruar paraqitjen e Ronaldos, përcjell “lajmi.net”.

“Duhet ta uroni Cristianon, e kritikojnë dhe shikojeni…. Më mirë të lihet i qetë. Uroj të isha si ai”, u shpreh Costa për “Partidazo de COPE”. /Lajmi.net/