Conte drejton Italinë

Antonio Conte është shumë pranë emërimit në postin e selektorit të Italisë. Ish trajneri i Juventusit është favorit për të marrë drejtimin e Azzurrëve. Marrëveshja mund të realizohet brenda javës.

Sport

13/08/2014 11:36

Antonio Conte dhe Italia janë afër, gjithnjë e më afër marrëveshjes për emërimin e tij në postin e selektorit të Italisë.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, palët do të takohen të shtunën në Romë për të realizuar marrëveshjen përfundimtare.

Conte është i lirë pasi u largua nga posti i trajnerit të Juventusit muajin e kaluar, pasi udhëhoqi ekipin drejt tre titujve të njëpasnjëshëm në Serie A.

Ende mungon diçka në nivelin ekonomik, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) duhet të paguajë edhe një milion më shumë për të përmbushur kërkesën e Contes, por kjo shumë mund të arrihet me ndihmën e sponsorëve.