Coentrao mungon ndaj Shqipërisë?

Fabio Coentrao është lojtari i radhës te kombëtarja e Portugalisë, i cili pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Sport

05/09/2014 21:42

Besohet se mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjeve, dhe kështu mund të mungojë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Marca ka raportuar se Coentrao nuk do të rrezikojë të luajë në këtë takim, pasi lëndimi i tij mund të përkeqësohet edhe më shumë.

Përpos Coentraos, në dyshim për takimin ndaj Shqipërisë është edhe Pepe, ndërsa është konfirmuar mungesa e lojtarit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos.

Ndeshja Portugali-Shqipëri zhvillohet në ditën e dielë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2016.