“Çmenduri”, nënshkruhet kontrata më e shtrenjtë në histori të sportit

Sportistët si Crsitiano Ronaldo, LeBron James, Roger Federer apo Tiger Woods më herët, kanë përfituar shuma të mëdha nga sporti, mirëpo duke shfrytëzuar edhe marketingun.

Sport

18/10/2018 14:25

Së fundmi, kontrata më e shtrenjtë në histori të sportit është nënshkruar në kategorinë e boksit.

Canelo Alvarez, pasi mposhti Gennady Gennadyevich Golovkin (GGG), ka arritur një marrëveshje marramendëse me DAZN.

Ai do të përfitojë rreth 317 milionë euro në pesë vite.

Kjo i bie rreth 63.5 milionë në vit, afër 5 milionë në muaj, 171,462 për javë, 6600 në një orë dhe 120 çdo minutë.

Kjo pra është kontrata më e shtrenjtë që njeh sporti. /Lajmi.net/