“Çmendet” Interi, 300 milionë euro për Igli Taren

Në Itali është lëshuar një bombë e vërtetë në lidhje me ndryshimet që klubi i Interit mund të bëjë në verë.

Sport

03/03/2017 21:17

Sipas “cittaceleste.it”, grupi “Suning”, i cili ka pronësinë e zikaltërve, po mendon që të investojë plot 300 milionë euro në merkato me qëllim rikthimin e skuadrës sa më shpejt në nivelet më të larta.

Kjo shumë e madhe parash nuk pritet të vendoset në dispozicion të drejtorit sportiv aktual, Piero Auzilio, të cilit i mbaron kontrata në muajin qershor, por mund t’i besohet shqiptarit Igli Tare.

Me propozim të zv. presidentit të klubit, Havier Zaneti, Interi do të tentojë të bindë drejtorin sportiv të Lacios që të vendoset në krye të një projekti tejet ambicioz për vitet e ardhshme.

Puna e mirë e Tares në drejtimin e Lacios gjatë këtyre viteve duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga njëri prej klubeve më të mëdhenj në Europë që është gati të besojë të ardhmen në duart e tij.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6