Cillessen mohon bisedimet me Van Gaal

Portieri aktual i Ajaxit, Jasper Cillessen ka mohuar lajmet se ai ka biseduar me Louis Van Gaal lidhur me transferimin te Manchester United.

Sport

10/08/2015 21:05

David de Gea pritet që gjatë kësaj jave ta kompletoj transferimin e tij te skuadra e Real Madridit dhe Van Gaal e do portierin holandez si zëvendësimin e tij.

”Kam lexuar disa lajme gjatë kësaj jave që thonë se unë kam biseduar me Louis Van Gaal”

”Megjithatë hera e fundit që kam folur me atë ishte gjatë Sports Gala vitin e kaluar. Menaxhmenti im nuk ka dëgjuar asgjë”, tha Cillessen.