CIES: Këta janë lojtarët më të shtrenjtë në botë

Harry Kane është lojtari më vlerën më të madhe sipas CIES.

Sport

04/06/2018 17:04

Uebsajti ndërkombëtar që merret me të dhënat dhe analizimin e futbollit, CIES Football Observatory, e ka përpiluar dhe publikuar një listë me lojtarët më të vlefshëm në botë, dhe befasitë nuk mungojnë.

Është sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, që është renditur në krye të renditjes, si futbollisti më i vlefshëm.

Vlera e Kane arrin shumë 201.2 milionë euro.

Vendi i dytë i ka takuar brazilianit Neymar, që vlerësohet 197.5 milionë euro, ndërsa Mbappe në vendin e tretë me 186.5 milionë euro.

Lionel Messi, është renditur vetëm në vendin e katërt, duke u vlerësuar me 184.2 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo në vendin e 24, me vlerën 103,4 milionë euro./Lajmi.net/