“Ciao” Roma, Strootman fillon bisedimet me rivalin nga Serie A

Kevin Strootman mund të largohet nga Roma pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

15/05/2018 11:21

Interi nuk ndalet më. Pasi prenotoi Lautaro Martinez, De Vrij dhe Asamoah, vëmendja e Piero Ausilios dhe e bashkëpunëtorëve të tij është përqendruar veçanërisht për përforcimin e mesfushës.

Të premten e kaluar, zbulojnë mediat italiane, drejtuesit ziklaltër kanë patur një takim me përfaqësuesit e Kevin Strootman, për të kuptuar nëse holandezi është i disponueshëm për të nisur një eksperiencë të re në Milano.

Në fakt, Strootman ka rinovuar kontratën me verdhekuqtë vetëm para pak kohësh me një klauzolë largimi 32 milionë euro. Shifër kjo që nuk është shumë e madhe për kupolën drejtuese të Interit, që synon t’i plotësojë spallettit një nga dëshirat e tij më të mëdha.

Në fakt, trajneri ziklatër pëlqen shumë edhe Nicolo Barellan e Cagliarit, kartoni i të cilit vlerësohet 40 milionë euro. Interi ka shfaqur prej kohësh interes për lojtarin dhe pritet të përfshijë në bisedime edhe një apo dy futbollistë të rinj të akademisë, për ta ulur sadopak çmimin, transmeton “SS”.

Cagliari ka shfaqur interes për Pinamontit, Odgaard, Zaniolo dhe Emmers, ndërsa drejtuesit e Interit, për të mos u privuar përfundimisht nga “xhevahirët” e akademisë mund të ushtrojnë të drejtën e riblerjes.