‘Ciao’ Napoli, Mertens te rivali nga Serie A?

Dries Mertens mund të largohet nga Napoli por mund të mbetet në Serie A.

Sport

06/07/2018 11:59

Roma kërkon një përforcim të madh nga Napoli.

Mediat italiane shkruajnë se “Giallorossët” kanë shfaqur interesim, për transferimin e sulmuesit belg, Dries Mertens.

Me skadimin e klauzolës prej 28 milionë eurosh, çdo skuadër që dëshiron futbollistin mund të nisë menjëherë bisedimet me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Sipas mediave italiane, sulmuesi belg ka përfunduar në merkato dhe numri një i të kaltërve është gati të dëgjojë ofertat në drejtim të tij.

Skuadrat e interesuara për futbollistin nuk mungojnë dhe me shumë mundësi nëse vjen oferta e duhur, De Laurentiis nuk do të mendohej dy herë për të shitur lojtarin.