“Ciao” De Boer, Inter zgjedh trajnerin e ri (FOTO)

Inter ka identifikuar pasardhësin e Frank de Boer në postin e trajnerit.

Sport

28/10/2016 12:47

Inter ka zgjedhur Leonardon për pasardhës të Frank de Boer në postin e trajnerit.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se braziliani mund të jetë strateg i ri i “Nerazzurrëve”, përcjell “Lajmi.net”.

E ardhmja e De Boer do të vendoset pas dueleve ndaj Sampdorias dhe Crotones.

Andaj, në rast të shkarkimit, Leonardo do të rikthehej në Inter ku ishte trajner gjatë periudhës 2010-2011.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.