Chiellini: Pas CR7, ky është sulmuesi më i fortë me të cilin jam përballur

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka emëruar sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, si kundërshtarin e dytë më të fortë me të cilin është përballur.

Sport

13/12/2018 17:30

Chiellini, që është një nga pikat më të forta te Juventusit, ka folur për kundërshtarët më të fortë në zonë me të cilët është përballur.

Pas Cristiano Ronaldos, të cilin këtë vit e ka shok skuadre, reprezentuesi italian ka thënë se Icardi është lojtari i dytë më i fortë në zonë që ka pasur për kundërshtar.

Të dy këta janë takuar të premten e javës së kaluar në ‘Allianz Stadium’, me Juventusin që mposhti 1:0 Interin falë një goli të kroatit Mario Mandzukic.

“Sipas mendimit tim, Icardi është sulmuesi i dytë më i mirë në zonë të cilin e kam markuar”, ka deklaruar Chiellini për DAZN, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kur luani me të, duhet të jeni të përqendruar gjatë gjithë kohës. Unë e kam takuar vetëm një më të rrezikshëm se ai, dhe ai (Cristiano Ronaldo) këtë vit po luan me mua”./Lajmi.net/