Chelsea të transferojë Asamoahn

Sipas raporteve të bëra nëpër mediat ganeze, mësojmë se Chelsea është duke përgatitur një ofertë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Kwadwo Asamoahs.

Sport

27/12/2014 11:18

E përditshmja ganeze, Ghanaweb raporton se Chelsea do të bëj një ofertë prej 30 milionë euro për Asamoahn.

Anësori i Juventusit ka kualitete të larta në pozitën që luan, sidomos në fazën sulmuese me harkimet dhe shpejtësinë e tij.

Ai do t’i duhej skuadrës së Chelseas, e cila luan më shpesh me harkimet dhe me depërtime nga ana.