Chelsea shkatërron Schalken (Video)

Chelsea ka arritur të shënojë fitore të lartë me rezultat 5-0, në takimin e zhvilluar në Gjermani kundër skuadrës së Schalkes.

Sport

25/11/2014 22:39

Në minutën e 2’ John Terry shënon golin e parë, para se Willian në minutën e 29’ të shënojë për 2-0. Një minutë para fundit të pjesës së parë, Kirchhof shënon për të trefishuar epërsinë e Bluve.

Blutë shënojnë dhe dy gola tjerë në pjesën e dytë. Drogba 76 dhe Ramires 78’ ishin realizuesit.

Me këto tre pikë, Chelsea është në vendin e parë të Grupit G me 11 pikë, ndërsa Schalke ka mbetur në kuotën e pesë pikëve, duke luftuar për një vend të dytë në këtë grup.

Video