Chelsea ofron 100 milionë euro për dy lojtarë të Juventusit

Maurizio Sarri është gjithnjë e më afër stolit të Chelsea, ku do të zëvendësojë Antonio Conten.

Sport

09/07/2018 16:51

Ish trajneri i Napolit, me t’u emëruar trajner i Chelsea, do të kërkojë të “peshkojë” në Serie A, te skuadra e Juventusit.

‘La Gazzetta Dello Sport’ raporton se Sarri do të kërkojë transferimin e dy yjeve të Juventus, Gonzalo Higuain dhe Daniele Ruganin.

Për Higuain, Chelsea do të ofrojë 60 milionë euro, ndërsa për Ruganin 40 milionë./Lajmi.net/