Chelsea ia tregon PSG-së çmimin e N’Golo Kante

Chelsea i ka vendosur çmimin mesfushorit francez, N’Golo Kante.

Sport

06/07/2018 16:14

27 vjeçari që me Francën ndodhet në Kupën e Botës në Rusi, po kërkohet nga Paris Saint Germain.

Por, për të arritur te Kante skuadra e PSG duhet t’i paguajë çmimin e vendosur nga Chelsea.

‘Blutë’ e Londrës sipas medieve në Angli, kërkojnë 110 milionë euro për Kanten, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Leicester City./Lajmi.net/