Chelsea ia komplikon Real Madridit transferimin e Eden Hazard

Real Madrid nuk do ta ketë një rrugë aspak të lehtë për të arritur deri te Eden Hazard.

Sport

16/07/2018 16:42

‘Los Blancos’ janë në kërkim të një zëvendësuesi të Cristiano Ronaldos, që është transferuar te Juventus.

Emri që më së shumti po përmendet në media është ai i Eden Hazard, yllit belg të Chelsea.

Por, për të nënshkruar me Hazardin, Real Madrid duhet të bind Chelsea që kërkon rreth 225 milionë euro për shërbimet e tij.

Problemi tjetër qëndron në atë se lojtari ka kontratë me Chelsean edhe për dy vite, gjë që lë të kuptohet se kalimi në ‘Santiago Bernabeu’ duket shumë i vështirë./Lajmi.net/