Chelsea befason me trajnerin e ri nga Serie A

"The Sun" dhe tabloidë të tjerë nga Anglia raportojnë se Chelsea mund të hidhet pas angazhimit të Massimiliano Allegrit nga Juventus.

Sport

03/04/2018 09:10

Chelsea bëhet gati me një trajner të ri. Antonio Conte pritet të largohet nga posti i menaxherit pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, mediat angleze raportojnë se pasardhësi i tij mund të jetë nga Serie A.

“The Sun” dhe tabloidë të tjerë nga Anglia raportojnë se Chelsea mund të hidhet pas angazhimit të Massimiliano Allegrit nga Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Allegri ka insistuar se është i lumtur në Juventus por prapë mund të largohet nga klubi në rast se skuadra arrin objektivat e caktuara gjatë këtij sezoni. /Lajmi.net/