Chelsea 1:1 West Ham, notat e lojtarëve

Chelsea ka barazuar 1-1 në shtëpi me West Ham United, duke mbetur kështu 10 pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve.

Sport

08/04/2018 20:05

Pas humbjes nga Tottenhami, Chelsea ka gabuar sërish. Në xhiron e 33, Blutë e Londrës kanë marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me West Ham Unitedin, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Cesar Azpilicuetas në minutën e 36-të. Barazoi gjithçka Chicharito në minutën e 73-të, për rezultatin përfundimtar 1-1.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme.