Çfarë po ndodh në Real? Lëndohet edhe një futbollist kryesor (FOTO)

Keylor Navas po ashtu është i lënduar dhe së bashku me Gareth Bale do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit kundër Valencias.

Sport

06/05/2016 14:23

Gareth Bale, pas tij edhe Keylor Navas do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit kundër Valencias, të dielën.

Reprezentuesi i Kosta Rikës është dëmtuar në minutat e fundit të takimit kundër Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një dueli me Sergio Agueron.

Andaj, trajneri Zinedine Zidane nuk do ta rrezikojë për takimin e ardhshëm, të xhiros së parafundit në La Ligë, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Navas është portieri titullar i Real Madridit dhe një prej futbollistëve më të dalluar gjatë këtij sezoni.