Celulari juaj së shpejti do të jetë në gjendje të ju tregojë nëse jeni shtatzënë

Shkenca ka dëshmuar edhe njëherë se asgjë nuk është e pamundur kur është fjala për celularët e mençur.

Auto & Tek

08/07/2015 18:22

Hulumtues nga Universiteti i Hanoverit, Gjermani kanë ndërtuar një sensor me fibra optike që do të mund të testojnë një shumëllojshmëri situatash në jetë, të tilla si testimin për diabet apo për shtatzëni.

Sipas një shkrimi të botuar në Optics Express, sensori do të jetë në gjendje që të monitorojë një shumëllojshmëri të lëngjeve, duke përfshirë gjakun, urinën, djersën ose frymëmarrjen, transmeton Lajmi.net.

Pajisja do të jetë në gjendje që t’i udhëzojë përdoruesit për në spitalin më të afërt apo farmacinë, duke kombinuar leximet me sinjalet e GPS-it në celularët e tyre.

fiber-optic-smartphone-sensor

Në thelb ky fenomen është quajtur ‘Rezonanca Sipërfaqësore Plasmon’ – e cila në thelb përshkruan atë se si drita ndërvepron me elektronet kur godet një film të hollë metalik.

Pjesa kryesore e këtij testi lëngu. Kur lëngu vendoset në kontakt me filmin metalik, sensori është në gjendje që të nxjerrë përfundim për përbërjen e lëngut, transmeton Lajmi.net.

Është disi e ngjashme me testet e rregullta të shtatzënisë, që zbulon nëse hormoni korionik ‘gonadoptrin’ është prezent në urinë.