Cech favorizon Cityn për titull

Petr Cech e ka favorizuar Manchester Cityn, në luftën për titull të kampionit në Premierligë. Portieri çek megjithatë insiston se edhe Chelsea do të jetë në garë për ta fituar trofeun më të rëndësishëm në futbollin anglez. “Jemi në krye të tabelës, sepse Manchester City i ka dy ndeshje më pak të luajtura. Nëse ata…

Sport

04/03/2014 21:00

Petr Cech e ka favorizuar Manchester Cityn, në luftën për titull të kampionit në Premierligë.

Portieri çek megjithatë insiston se edhe Chelsea do të jetë në garë për ta fituar trofeun më të rëndësishëm në futbollin anglez.

“Jemi në krye të tabelës, sepse Manchester City i ka dy ndeshje më pak të luajtura. Nëse ata i fitojnë këto takime, atëherë do të jenë në avantazh ndaj nesh, për shkak të diferencës së golave”, deklaroi portieri 31 vjeçar.

“Ne nuk jemi favoritët më të mëdhenj, por duam ta fitojmë kampionatin dhe do të luftojmë për këtë. Kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u zhvilluar”, ka vazhduar portieri i Blues.

Chelsea gjendet në pozitën e parë në tabelë me 63 pikë zhvilluara, katër më shumë se përcjellësit Liverpool e Arsenal, që kanë nga 59. City ka 57, por dy ndeshje më pak të luajtura.