Çdo ndeshje nga ky futbollist i kushton Real Madridit mbi 1 milion euro

Gareth Bale ka pësuar një lëndim të ri dhe do të mungojë për deri në një muaj.

Sport

11/11/2017 09:06

Gareth Bale është shndërruar në problem serioz te skuadra e Real Madridit.

Sulmuesi uellsian ka pësuar një lëndim të ri dhe do të mungojë për deri në një muaj.

“AS” ka bërë një llogaritje të çmimit të shtrenjtë që Bale i kushton klubit madrilen me çdo paraqitje të tij, përcjell “lajmi.net”.

Nëse kalkulohet çmimi për blerjen e tij dhe numri i vogël i ndeshjeve të zhvilluara, çdo ndeshje nga Bale i ka kushtuar Real Madridit plot 1.060.377 euro. /Lajmi.net/