Çdo gjë që Google di për ju është në këtë faqe – Lajmi.net
Çdo gjë që Google di për ju është në këtë faqe
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 1:58, 18 April 2017
Google ka lejuar përdoruesit të përdorin mjete të reja si “My Activity” (Aktiviteti im) me të cilin kanë qasje në çdo gjë që ata kanë punuar me shërbimet e tij dhe shërbime të tjera të lidhura.

Përveç kësaj, përdoruesit tani mund të përfshijnë ndalimin ose lejimin e reklamave të personalizuara.

Ky mjet është një sistem i përmirësuar i “My Account” (Llogaria ime) që filloi në maj të vitit të kaluar, në të cilin një përdorues mund të caktojë se cilat të dhënat që do të shfaqen në të gjitha produktet e Google-it.

“My Activity” është një meny e kontrollit që do të mundësojë përvoja të mëdha dhe njohuri në çdo gjë që Google ka mbledhur rreth tyre dhe aktivitetet të tyre me anë të motorëve të kërkimit, YouTube, Chrome, Android dhe aplikacionet e tjera. Secilin prej këtyre opcioneve, përdoruesi tani mund ta redaktojë apo fshijë në tërësi.

Me një pamje të aktivitetit të përdoruesit, tani vijnë objekte të reja për reklama. Google përdorë çdo gjë që mundet ashtu që përdoruesit t’i shfaqë reklamat sipas shijes, dhe tani ka një opsion për të lejuar një pamje të tillë të re apo për t’a lënë siç ishte më parë.

Për ata që kujdesen për jetën private, ky duket të jetë opsion që nuk do t’a dëshirojnë që që t’a përfshijnë. Megjithatë, ekziston një mundësi për të përjashtuar reklama të caktuara ose të zgjedhin tema që janë me rëndësi për përdoruesin dhe në bazë të kësaj të shfaqen reklamat./GazetaExpress/.

Fjalët kyçe: Google, të dhënat

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play World Soccer Champion
  • Play Pro Kicker Frenzy