Cavani: Ky është ekipi im për sezonin e ri

Edinson Cavani ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

17/09/2015 13:21

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani nuk do të largohet nga klubi, as pas përfundimit të këtij sezoni.

I shumëkërkuari nga Arsenali e Juventus, do të mbetet në Parc des Princes.

“Është e vërtetë, kam marrë shumë oferta nga klube të ndryshme, por Paris Saint-Germain gjithmonë më ka dhënë besimin e nevojshëm”, deklaroi Cavani për të përditshmen franceze “Journal du Dimanche”.

“Do të mbetem këtu, ky klub është ai që më ofron mundësitë më të mira”, u shpreh ai.