Cavani e thërret Di Marian në Paris

Edinson Cavani do të donte të luajë në Paris Saint Germain së bashku me Angel Di Marian. Madje, sulmuesi uruguaian e ka ftuar mesfushorin argjentinas t’i bashkohet atij në Paris.

Sport

31/07/2014 17:34

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani e ka ftuar Angel Di Marian në Paris, pas spekulimeve të fundit rreth transferimit të mundshëm të mesfushorit argjentinas tek gjiganti francez.

“Ne gjithmonë mundohemi t’i shtojmë ekipit elemente të reja. Angel de Maria është një lojtar i kalibrit të lartë, një lojtar fantastik. Do të ishte i mirëseardhur në Paris”, deklaroi ish futbollisti i Napolit, i cili konfirmoi se do të qëndrojë në PSG, së paku edhe një sezon.