Casillas, portieri i vitit 2012

Portieri spanjoll i Real Madridit, Iker Casillas është zgjedhur nga Instituti Ndërkombëtar i Statistikave në Futboll (IFFHS) si portieri më i mirë për vitin 2012. Çmimi është marrë nga portieri i Real Madridit pas ndeshjes miqësore me Kilin. Edhe pse nuk luajti si titullar gjatë muajve të fundit të stinorit të shkuar, Casillas mori çmimin…

Sport

12/09/2013 10:06

Portieri spanjoll i Real Madridit, Iker Casillas është zgjedhur nga Instituti Ndërkombëtar i Statistikave në Futboll (IFFHS) si portieri më i mirë për vitin 2012.

Çmimi është marrë nga portieri i Real Madridit pas ndeshjes miqësore me Kilin.

Edhe pse nuk luajti si titullar gjatë muajve të fundit të stinorit të shkuar, Casillas mori çmimin duke lënë pas vetes portierë si Gianluigi Buffon, Peter Cech, Manuel Neuer, Joe Hart e të tjerë.

Renditja:

1. Iker Casillas 224 pikë

2. Gianluigi Buffon 128

3. Petr Cech 92

4. Manuel Neuer 85

5. Joe Hart 26

6. Victor Valdes 15

7. Ramos 14

8. Samir Handanovic 8

9. Hugo Lloris 8